Është ndaluar përdorimi i cianidit dhe acidit sulfurik për minatorët e ardhshëm

Kuvendi në seancën e sotme solli vendim për ndryshimet në Ligjin për lëndët e para minerale me të cilat minatorëve të ardhshëm u ndalohet përdorimi i cianidit dhe acidit sulfurik në proceset teknologjike gjatë shpëlarjes së xeheve, përcjell Portalb.mk.

Ky ndryshim ligjor, i cili nuk ka të bëjë me minatorët aktual, ishte propozuar nga ana e 11 deputetëve nga parti të ndryshme dhe fillimisht nuk kaloi në seancën parlamentare të mbajtur më 3 shtator të vitit të kaluar, pasi nuk kishte kuorum në sallën kuvendore. Aso kohe nga partia RDM shprehën dëshpërim të madh pasi në ne vend të përkrahjes për këtë ligj, të cilin e quajtën “ligj i bekuar” i cili e mbron ambientin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve, u krijua një bojkot nga  deputet të caktuar.

Pas sjelljes së ndryshimeve në Ligjin për lëndët e para nga mineralet, nga RDM përkujtuan se pas tyre qëndrojë më shumë se 40 organizata joqeveritare ekologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button