fbpx

Rubin Zemon, deputet i ri i koalicionit të LSDM-së

Parlamenti i Maqedonisë ia verifikoi mandatin deputetit Rubin Zemon, nga koalicioni i LSDM-së cili erdh në vend të deputetit Tuntev.

Tuntev e ndërroi funksionin e deputetit me të drejtorit, ai tani do të jetë drejtor i Agjencisë së Aviacionit Civil, ku ka aplikuar para disa muajsh, për shkak që, siç ka shpjeguar ai në media, arsyeve personale dhe profesionale.

Në seancën e sotme ai nuk i arsyetoi shkaqet e dorëheqjes, por, dorëheqja u konstatua dhe kryetari i Kuvendit e njoftoi Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Gjithashtu, edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka caktuar seancë ku në rend dite është dorëheqja e Tuntevit, në vend të cilit në Kuvend duhet të ulet Rubin Zemon, i cili është në radhë në listë.

Në vendin e ri të punës, Tuntev duhet të merr rrogë prej rreth 2.000 euro, e cila është pothuajse dyfish më e madhe se e deputetit.

Koordinatori i ri i LSDM-së pritet të zgjedhet zëvendësi i Tuntevit, Jovan Mitrevski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button