Përmes taksës Kosova synon faktorizimin në dialog

Taksa prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet nga Serbia, ka krijuar një realitet krejtësisht të ri në raportet edhe ashtu të rënduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka reflektuar edhe në dialogun për normalizimin ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, transmeton REL. 

Për më shumë, çështja e kësaj takse tashmë është shndërruar në pengesë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për faktin se kjo e fundit, heqjen e kësaj takse e ka vënë kusht për vazhdimin e këtij dialogu.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë theksuar se dialogu kërkon një dinamikë të shtuar në gjysmën e parë të këtij viti, por për zhvillimin e tij nevojitet një klimë më e mirë dhe për këtë arsye Kosova duhet ta tërheqë vendimin për taksën.

Por, zyrtarët e delegacionit shtetëror të Kosovës në dialog me Serbinë, të martën, pas takimit në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, kanë hedhur poshtë mundësinë që Kosova ta suspendojë apo anulojë vendimin për taksën, duke thënë se kjo është masa e vetme për t’iu kundërvënë politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Qeveria e Kosovës, më 6 nëntor të vitit 2018, pati vendosur taksënprej 10 për qindpër produktet nga Serbia. Me një vendim tjetër, Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, vendosi taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe kjo u bë shkak që autoritetet serbe të vendosin që të mos vazhdojnë dialogun në Bruksel,deri në heqjen e kësaj takse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button