Për shkak ndryshimeve kushtetuese, nuk dihet nëse Zaev do ta vizitojë Kodrën e Diellit

Për shkak të agjendës së ngjeshur në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ende nuk dihet nëse kryeministri Zoran Zaev do të ketë kohë që t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Iniciativës Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” e cila ftoi në takim urgjent për të parë nga afër vështirësitë reale me të cilat përballen turistët e Kodrës së Diellit, njofton Portalb.mk.

“Kryeministri gjithmonë është i hapur për takime për të gjithë, për momentin nuk kam konfirmim për agjendën e kryeministrit dhe për takimin eventual me to, por megjithatë, për momentin e dini se ka filluar diskutimi për ndryshimet kushtetuese, e cila është çështje kyçe. Nuk është kontestuese që kryeministri ka vullnet që të shihet, por është çështja se nuk e di se sa do të kemi hapësirë në agjendë që në ditët e ardhshme ajo të ndodh”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Në lidhje me problemet në Kodrën e Diellit dhe zgjidhjen e të njëjtave, nga Qeveria thonë se janë të njoftuar me të njëjtat, por se tani e presin një analizë gjithëpërfshirëse të situatës, të cilën po e përgatit ELEM.

“Kodra e Diellit dhe ski-qendra në Kodër të Diellit është njëri ndër problemet që ne i kemi trashëguar. Ekziston vullnet për zgjidhje përfundimtare për situatën që ekziston në ski-qendrën, Kodra e Diellit. Ajo është që e nevojshme të bëhet, duhet kohë që të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse, e cila sipas informatave që i kemi nga ELEM-i, vetëm se janë duke e përgatitur. Kështu që mbetet ata të na tregojnë analizën e plotë, por nuk e di se kur do të jetë gati dhe për këtë nuk mund të jap afat se kur mund të kemi zgjidhje optimale për ski-qendrën Kodra e Diellit”, tha Boshnjakovski.

Ndryshe, Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka publikuar 6 kërkesa në lidhje me përmirësimin e kushteve dhe funksionimin normal të qendrës turistike “Kodra e Diellit”, të cilën, siç thonë ata, edhe këtë sezon e ka gjetur pa investimet e premtuara dhe pa kujdesin e duhur. Nëse autoritetet kompetente nuk reagojnë siç duhet ndaj kërkesave të tyre,  nga iniciativa paralajmëruan protesta dhe bllokada serioze në Kodrën e Diellit më 12 janar ora 11:00.

Kërkesat e tyre janë:

  • Takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev dhe me pjesëtarët tjerë të kabinetit qeveritar që janë të ngarkuar me punë në zhvillimin e turizmit dimëror dhe malor. Këtë takim kërkojmë ta zhvillojmë në Kodrën e Diellit, më së voni deri të shtunën (12 janar 2019, në orën 11). Do i sugjerojmë kryeministrit Zaev që vizitën në Kodrën e Diellit ta zhvillojë si çdo qytetar tjetër, për të parë nga afër vështirësitë reale me të cilat përballen vizitorët e kësaj qendre turistike.
  • Qeveria të analizojë në detaje termat dhe kushtet e kontratave me realizuesin e ski-liftit me 6 ulëse, dhe të ndërmarrë masa përkatëse dhe sanksione sipas ligjit ndaj vonesave në realizim nga ana e kontraktorit.
  • Kërkojmë nga Qeveria që të formojë komision për të mbikëqyrur rrjedhën e punëve në Kodrën e Diellit, me përfshirje të përfaqësuesve nga Qeveria, shoqëria civile, ekspertët të sporteve dimërore dhe njohës të mirë të problematikës së Kodrës së Diellit.
  • T’i kushtohet vëmendje e menjëhershme nevojave më urgjente për ta tejkaluar krizën që përsëritet çdo vit në Kodrën e Diellit, duke bërë (1) pastrimin e vendparkimeve nga bora; (2) funksionimi i rregullt i ski-liftave; (3) të garantohet rendi dhe siguria; (4) të sigurohet funksionimi 24 orësh i ambulancës në Kodrën e Diellit.
  • Kërkojmë angazhim më të madh edhe nga Agjencia për Zhvillimin e Turizmit, Agjencia për Rini dhe Sport dhe nga Federata e Skijimit në ushtrimin e një pasioni më të madh ndaj autoriteteve përgjegjëse për dështimet me funksionimin normal të Kodrës së Diellit.
  • Kërkojmë nga SH.A. ELEM që përfundimisht të heq dorë nga bllokada që i bën resortit turistik Kodra e Diellit.

LEXO: Kodra e Diellit shembull tipik i nacionalizmit dhe “federalizimit” maqedonas
LEXO: Ski qendrat e Maqedonisë të lëna në mëshirë të fatit
LEXO: Mungojnë investimet në Qendrën Turistike për skijim në Kodrën e Diellit
LEXO: Kodra e Diellit, pikë turistike e lënë pas dore
LEXO: Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, në kushte të këqia

LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO) 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button