Mickoski i ftoi qytetarët t’i bashkëngjiten protestës përpara Kuvendit kundër ndryshimeve kushtetuese

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nëpërmjet rrjeteve sociale i ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës përpara Kuvendit, kundër ndryshimeve kushtetuese që pritet sot të votohen, njofton Portalb.mk.

“Unë prej sot do ta shfrytëzoj të drejtën time demokratike që në mënyrë të qetë dhe me dinjitet të protestoj kundër asaj që po ndodh brenda në Kuvend, do të protestoj jashtë, përpara Kuvendit. Ju ftoj që të na bashkëngjiteni dhe të ngelemi me dinjitet dhe me nder, ashtu siç jemi. Të mos biem pre e provokimeve eventuale për skenarë të dhunshme. Ia kemi borxh atdheut. Kjo është më së paku që mundem tani të bëj, por ju garantoj se do të bëj gjithçka, që atë që dikush e bën në mënyrë të paparamenduar, ta kthejmë”, thotë Mickoski.

Protestës, përveç Mickoskit u janë bashkëngjitur edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, përpara Kuvendit të Maqedonisë po protestojnë edhe lëvizjet pro-ruse, të cilët kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë deri në mesnatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button