Maqedoni, paratë e tepërta në vend në bankë mund të investohen edhe në bono shtetërore

Qytetarët dhe subjektet afariste në të ardhmen duhet të mendojnë mirë para se të vendosin nëse kursimet e tyre t’i depozitojnë në bankat vendase, ose do të vendosin t’i investojnë në bono shtetërore.

Nga dita e djeshme, në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë të letrave me vlerë ka filluar tregtimi me emetimin e 132 bonove shtetërore, me vlerë nominale të përgjithshme prej 54.184.070.000 denarë ose 881 milionë euro, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Bonot janë lëshuar në denarë, me pagesë vjetore të interesit, ndërsa kapitali i depozituar do të paguhet në datën e maturimit. Normat e interesit lëvizin nga 0.9% për afatin e maturimit prej 12 muaj e deri në 5.3% për maturim prej 30 vitesh. 74 nga numri i përgjithshëm i bonove të emetuara, kanë afat pesëmbëdhjetë vjeç, ndërsa vetëm tre janë me maturim prej tridhjetë vitesh.

Duke pasur parasysh se bonot janë letra shtetërore me vlerë, të cilat janë instrumente financiare pa rrezik të cilat në emër të Qeverisë i lëshon Ministria e financave, e me qëllim të sigurimit të parave nga publiku për të financuar nevojat buxhetore, parashtrohet dilemë nëse është e mundur që shtet përmes bonove t’iu bëhet konkurrent bankave.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore, norma e interesit të depozitave totale te bankat që janë pranuar prej ekonomive familjare, në nëntor të vitit të kaluar, u reduktua në 1.38 për qind dhe ka shënuar një rënie mujore minimale prej 0.01 pika të përqindjes (p.p.). Nëse vështrohet në nivel viti, norma e interesit në totalin e depozitave të ekonomive familjare ka rënë për 0.09 p.p.

Norma e interesit pe depozitave totale të sektorit të korporatave në nëntor, shënon rritje mujore prej 0.05 pikë të përqindjes dhe është 1.74 për qind.

Në bazë vjetore, norma e interesit për totalin e depozitave të sektorit të korporatave ka rënë me 0.17 pikë të përqindjes.

Tendenca në rënies së interesit vjetor të depozitave vetëm mund të kontribuojnë që në të ardhmen një pjesë e depozitave nga sektori bankar të kalojnë në “kursime me bono”, te të cilat norma e interesit, në disa raste dhe tani, është më e lartë se te bankat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button