Nuk mbyllen dhe askush nuk kërkon që të mbyllen të gjitha bastoret në Maqedoni

Burimi: KriThink

Teksti që e recensojmë, së pari, është një shembull klasik i përhapjes së dezinformatave dhe, së dyti, aspak nuk i ngjan një artikulli gazetaresk.

.

Linku deri te artikulli origjinal:  Mbyllen të gjitha bastoret në Maqedoni?

Data dhe koha e publikimit: 25.12.2018

Data e recensionit: 28.12.2018

Recenzues: Ana Anastasovska

Artikulli nuk ka pjesë hyrëse, nuk e sqaron problemin, nuk e përpunon problemin, nuk ka asgjë. Është bërë përpjekje që të transmetohet një komunikatë partiake, por as kjo nuk është bërë siç duhet. Në fillim nuk është theksuar se kush e ka publikuar këtë komunikatë dhe çka kërkohet nëpërmjet saj. Një pjesë e saj është përcjellë drejtpërdrejt, mirëpo tek në fund lexuesi mund ta shohë dhe të kuptojë se bëhet fjalë për komunikatë partiake.

Por, ajo që është edhe më e tmerrshme, është fakti se titulli i tekstit nuk ka të bëjë fare me shkrimin dhe është një shembull klasik i përhapjes së dezinformatave. Në fakt, kur e hapni artikullin, e shihni se bëhet fjalë për një komunikatë nga partia PLD, në të cilën sugjerohet, gjegjësisht kërkohet që:

të mbyllen të gjitha kazinotë dhe bastoret sportive, të cilat tani janë në numër shumë të madh në rrugët kryesore nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë, dhe në afrësi të institucioneve arsimore.

Domethënë, kërkesa dhe dhënia e propozimit nga një parti nuk do të thotë se kjo është kështu. Nëse PLD-ja kërkon të mbyllen kazinotë dhe bastoret, gazetari nuk mund të informojë se do të mbyllen të gjitha bastoret, sepse informacioni i tillë është i rremë dhe krijon përshtypje të rreme në publik. Nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë.

Përhapja e dezinformatave është në kundërshtim me kodet gazetareske, të cilat parahohin se gazetari duhet të transmetojë informata të sakta, në kohë dhe të verifikuara, dhe të mos përhapë dezinformata. Kështu, në vend të titullit “Mbyllen të gjitha bastoret në Maqedoni”, ka mundur të vihet titulli “PLD-ja propozon mbylljen e bastoreve”.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button