MPPS: Janë duke u bërë kontrolle te kompanitë se a është paguar rroga e trembëdhjetë K-15

Inspektorati Shtetëror për Punë ka bërë kontrolle të përforcuara në kompanitë private për pagesën e rrogës K-15 për të punësuarit, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, transmeton Portalb.mk.

Kontrolli ka filluar prej fillim vitit dhe do të zgjasë deri në fund të shkurtit, ndërsa inspektorët i posedojnë të gjitha subjektet juridike nga të gjitha veprimtaritë, duke përfshirë edhe kompanitë për prodhimtari të tekstilit dhe këpucëve.

“Kontrolle të përforcuara inspektoriale në fushën e prodhimtarisë së tekstilit dhe këpucëve janë ankesat më të mëdha në vitet e kaluara nga punëtorët e këtyre fushave. Rikujtojmë se në rastet ku do të konfirmohet se nuk është vepruar në pajtim me ligjin dhe marrëveshjet kolektive, Inspektorati Shtetëror i Punës do të ndërmerr masa në pajtim me ligjin”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga Ministria shtojnë se gjatë kontrollit do të kontrollohen pagesat e regresit për pushimin vjetor (K-15), e drejtë që është konfirmuar me marrëveshjen për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat. Në marrëveshje është konfirmuar se punëtori ka të drejtë për regres për pushimin vjetor në lartësi prej më së paku 40 për qind të rrogës, me kushtin qe punëtori të ketë më së paku gjashtë muaj punë.

Njëkohësisht Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i fton punëtorët që regresin e papaguar K-15 ta denoncojnë në numrin telefonik të Inspektoratit Shtetëror për Punë 15 131.

LEXO: Maqedoni, mijëra euro gjoba për punëdhënësit që nuk e lëshojnë K-15 – rrogën e 13-të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button