MPB e ka kapur një hajdut që ka vjedhur telefona celularë me vlerë prej 400.000 denarë

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Prilep deri te Prokuroria Themelore e Prilepit ka dorëzuar padi penale kundër G.D. (47) nga Prilepi për shkak të ekzisitmit të bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje të rëndë”, e cila është e dënueshme sipas nenit 236 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën prej më 06.01.2019 deri më 08.01.2019 i paraqituri duke përdorur forcë ka hyrë në një shitore për telefona celularë në rrugën “Jane Sandanski” në Prilep dhe ka marrë një kuti me telefona celularë, por edhe celularë tjerë, pas së cilës është arratisur. Me paraqitjen e rastit, zyrtarët policor kanë ndërmarrë masa për pastrimin e rastit. Më 08.01.2019 është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te i paraqituri, gjatë së cilës janë gjetur mjetet e vjedhura me vlerë prej 396.350 denarë”, thonë nga Policia.

Ata informojnë se, përveç mjeteve nga vepra penale, gjatë bastisjes janë gjetur edhe një laptop, i cili paraprakisht ka qenë i paraqitur se është vjedhur më 5 janar të këtij viti.

“I paraqituri ka kryer vjedhje në një sallon për shitje në rrugën “Kej 1 Maj” në Prilep në periudhën prej 4 deri më 5 janar të këtij viti. Të gjithë mjetet e vjedhura u janë kthyer pronarëve”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button