Sarri dërgoi laptopin e tij në konferencën për media për të vërtetuar se Kane ishte në pozitë jashtë loje

Tottenham Hotspur e fitoi ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Carabao Cup me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Harry Kane, por pasi ishte një moment që vendosi ndeshjen, për golin e anglezit është duke u bërë një debat shumë i madh, transmeton Telegrafi.

25-vjeçari shënoi nga pika e bardhë pasi gjyqtari u konsultua me teknologjinë VAR dhe akordoi penallti.

Momenti kur u ndal loja për konsultimin me VAR-in (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Por, pas ndeshjes Blutë reaguan ashpër, posaçërisht trajneri Maurizio Sarri, i cili kritikoi gjyqtarët për mos profesionalizëm. Sipas teknikut italian sulmuesi i Spurs ishte në pozitë jashtë loje para se në atë të akordohej penallti, për ta vërtetuar këtë në konferencën për media ai solli dhe një laptop, gjë që është e pazakontë në futbollin evropian.

“Kamera jonë ishte në vijë me Harry Kane dhe ai ishte në pozitë jashtë loje me kokën dhe gjunjët”, ka thënë Sarri.

“Kam parë video vetëm nga kamera jonë. Ndoshta kamera e VAR-it ishte në pozicion tjetër. Por, nga pozita jonë, ai ishte dukshëm në pozitë jashtë loje”.

“Nuk mendoj se gjyqtarët anglezë janë në gjendje të përdorin sistemin e VAR-it. Nëse nuk jeni i sigurt me sistemin, duhet të ndjekësh topin dhe në fund të aksionit të vendosësh”, ka thënë Sarri.

Ndeshja e kthimit është në Stamford Bridge më 24 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button