Misioneve diplomatike në Australi u janë dërguar “pako të dyshimta”

Disa misione diplomatike në Melburn dhe Kanberra të Australisë janë evakuuar pasi pranuan pako me substancë të dyshimtë.

Policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë janë parë tek disa konsulata përfshirë ato të Indisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Koresë Jugore. Zyrtarët në misionet e Shteteve të Bashkuara dhe Zvicrës deklaruan se gjithashtu se kanë pranuar pakot e dyshimta, transmeton REL.

Faqja e emergjencave qeveritare njoftoi se së paku 10 incidente me“ materiale të rrezikshme” .

Ende nuk ka raporte për ndonjë të lënduar në misionet e shënjestruara, transmeton Associated Press.

“Rrethanat që kanë përcjellur këto incidente janë duke u hetuar” tha në një deklaratë, policia federale e Australisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button