Plani per ajer te paster, Qeveria ndau 1.59 milionë euro për mjedisin jetësor dhe luftën kundër ndotjes së ajrit

Në seancën e djeshme të 114-të, Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar propozim-programin për investimin në mjedisin jetësor për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

“Përveç programit për investime prej 130.8 miliardë denarë, për këtë program janë siguruar edhe 98 milionë denarë (1.59 milionë euro). Një pjesë janë të destinuara për mbështetje të masave dhe aktiviteteve për zvogëlim të ndotjes së ajrit me zbatimin e procedurës për furnizime publike. Pjesa tjetër nga mjetet do të ndahet në bazë të konkursit publik, të cilin e shpall dhe e zbaton Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, në pajtueshmëri me Ligjin për Mjedis Jetësor, me nënshkrimin e marrëveshjeve për ndarje të mjeteve”, kujtojnë nga Qeveria.

Zvogëlimi i ndotjes së ajrit është njëra nga masat prioritare në Programin për Punën e Qeverisë gjatë këtij viti, e cila gjithashtu është miratuar dje. Prioritetet tjera janë zhvillimi i ekonomisë dhe ngritja e standardit të jetesës, më pas anëtarësimi në BE dhe NATO, lufta kundër korrupsionit dhe përforcimi i sundimit të së drejtës, reformat në gjyqësor dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button