Lëvizjet pro-ruse po protestojnë përpara Kuvendit kundër “tradhtisë më të madhe nacionale” (VIDEO)

Saktë në mesditë, ndonëse në temperatura të ulëta dhe me reshje dëbore, rreth 200 pjesëtarë të lëvizjeve pro-ruse “Tvrdokorni” dhe “Maqedonia Bllokon” e kanë filluar protestën përpara Kuvendit të Maqedonisë, kundër ndryshimeve kushtetuese, njofton Portalb.mk.

Rruga përpara Kuvendit është bllokuar, ndërkaq ka prani të përforcuar të policisë.

Protesta, ashtu siç thonë organizatorët, do të vazhdojë deri në mesnatë.

Nga “Tvrdokorni” dhe “Maqedonia Bllokon”, por edhe nga partia pro-ruse në Maqedoni “Maqedonia e Bashkuar”, theksojnë se protesta është për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas dhe kundër, ashtu siç thonë “tradhtisë më të madhe nacionale”.

Ndryshe, seanca për fazën e tretë dhe të fundit për ndryshimet kushtetuese, që u desh të mbahet në orën 12:00, është shtyrë për në orën 16:00.

Iniciativa “Tvrdokorni” është lëvizje e afërt me VMRO-DPMNE-në e cila ka protestuar kundë “Platformës Shqiptare”, ligjit të gjuhëve, por edhe kundër Marrëveshjes së Prespës. Kjo lëvizje ka qenë pjesë edhe e ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017, kur qindra huliganë rrahën deputetë, gazetarë dhe demoluan gjithçka që gjetën rreth tyre. Të njëjtin orientin e ka edhe lëvizja “Maqedonia Bllokon”.

LEXO: Shkup, “Tvrdokornit” protestuan para Kuvendit, kundër gjuhës shqipe

LEXO: “Tvrdokornit” dogjën flamurin e BE-së: Maqedonia, shteti i tretë shqiptarë! (VIDEO)

LEXO: “Tvrdokorni”-t i shpallën si tradhtarë Zaevin dhe Gruevskin, kurse qyqar Ivanovin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button