Ç’ndodh me Kodrën e Diellit?

U drejtohem qeveritarëve dhe partive në pushtet: Si e mendoni ju zhvillimin ekonomik, duke shkatërruar objekte e qendra që do ti kishin kontribuar zhvillimit të ekonomisë?! Si e mendoni ndërprerjen e ekzodusit të rinisë?

Kodra e Diellit apo si ç’është e njohur në opinionin ndërkombëtar POPOVA SHAPKA dikur ishte Meka apo Kodra  e Shenjtë për “pelegrinët” e turizmit malor dhe sportit dimëror. Vizitohej nga turist nga gjithë anët e botës. Me të vërtetë u shndërrua në qendër rekreative- sportive më karakter ndërkombëtar. U organizohenin gara ndërkombtare në disiplinat e ndryshme të skijimit ku merrnin pjesë skiatorë me famë  botërore si : Petar Llakota, Stenmark, Krizhaj, Fhil Mahre, Girardelli etj e etj.

Kjo u arit me përkrahjen që i jepte federate e atëhershme jugosllave për zhvillimin e sportit, afirmimin dhe zhvillimin e vendeve që posedonin kushte dhe  resurse natyrore për zhvillimin e një dege ekonomike.Vitet 1963/65 kjo qendër u lidh me qytetin  me teleferik . Teleferiku përveç se bartte turistët ai ishte edhe atraktiv për qytetarët e Tetovës e më gjërë. U ndërtuan një sërë objektesh turistike, u ndërtuan vikend shtëpiza. Vitet e 80-ta u ndërtua rruga automobilistike që lidhte këtë qendër me qytetin e Tetovës. Asaj kohe, sa investohej aq edhe keq menaxhohej.Edhepse mirëmbajtja e objekteve  dhe ofrimi I shërbimeve kualitative ndaj turistëve dhe vizitorëve kushton , pengesa më e madhe, që këte qendër, e cila ishte gjithmonë në humbje, ishte keq menaxhimi nga individ apo grup individësh që shikonin se si të plaçkitnin e jo të investojnë në përmirërsimin e kushteve në infrastrukture dhe objekte, kështu që, gjatë kësaj kohe janë ndëruar disa kompani dhe firma të njohura duke filluar nga Sllavia e Beogradit, Inex-Gorica e Sllovenisë, Jugohromi e deri te ELEM/i

Në vitet para tranzicionit fare pak mund të dëgjohej të flitej shqip nga ana e të punësuarëve (ishte një numër fare i vogël shqiptarësh nga fshati Lisec ) ashtu edhe  nga ana e vizitorëve –turistëve . Fitohej përshtypja se ky vend është I dedikuar vetëm për elitën e palës tjetër e jo edhe për shqiptarët. Vitin 1992/93, si provokim për banorët e kësaj ane,  u ngritë kompleksi  kishtar.Në fillim të këtij shekulli me të madhe u ndërtuan, me plan e pa plan, me leje e pa leje,  jo vikend shtëpiza po pallate të larta kështu që  terenet e bukura I shëndruan në një fshat që ta gërdit shpirtin  e jo të ta kënaq shpirtin dhe syrin.

Kur filloi interesimi edhe I shqiptarëve ( të cilët blen villat e shtetasëve të republikave të ish Jugosllavisë, qeveritë e deri tanishme maqedonase hoqën  dorë nga kjo qendër  turistike , u orientuan të investojnë në vende tjera si në Vodno, Kopanki, Kozhuf ku donin t i shëndrojnë në qendra dimrore, por pa bore. Ndërtuan teleferik a kurse nuk ndërmorën asgjë për rivitalizimin e teleferikut egzistues Tetovë – Kodrae Diellit (Popova Shapka). A pse është në terenet ku banojnë shqiptarë nuk e bërët këte?!

Tani ju drejtohem ministrave të ekonomisë gjegjësishtë  partisë shqiptare që  është në pushtet: gjatë fushatës parazgjedhore me gojën plot delni para popullates dhe proklamoni zhvillim ekonomik, si e mendoni ju zhvillimin ekonomik,duke shkatruar objekte e qendra që do ti kishin kontribuar zhvillimit të ekonomisë (turizmit)?!

Të verbuar nga korupcioni, për tendera dhe larje parash u dështoi proekti për ndërtimin e bazeneve për krijimin e borës artificial në terenet për rëshqitje- skijim. Pa analiza dhe hulumtime paraprake fizibile jo se e late në mes të punës, por tani rezikoni sigurinë fizike edhe të  ski liftit për në Ceripashinë . Ku shkuan paratë që premtoi qeveria për parkingje dhe bazenin në fjalë.

Pasi teleferikun nuk e rivitalizuat, parkingje nuk siguruat pse nuk siguroni mjet transportues (autobusa apo minibusa) me para, për vizitorët prej te Gurri i Sidollit e deri  te hotelet,por i leni të malltretohen me fëmijët  dhe valixhet në shpinë?

A e dini se kjo veprimtari është degë e ekonomisë? Apo keni “gajle” se po punësohen edhe disa qytetarë të këtyre anëve e po ngelin pa ikur në perendim?

Mos masakroni terenet e bukura që na I ka fal Zoti kujdeseni për to  dhe mirëqenien e këtyre banorëve të këtyre trojeve sepse duke iu ofruar kushte të mira ju do të ndalni ekzodusin e rinisë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button