Tomisllav Tuntev e lëshoi funksionin e deputetit, do të bëhet drejtor i Agjencisë së Aviacionit Civil

Në prag të votimit të fundit për ndryshimet kushtetuese, me të cilat duhet të implementohet Marrëveshja e Prespës dhe të zhbllokohen integrimet euroatlantike të vendit, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev u tërhoq nga Kuvendi, transmeton Portalb.mk.

Më saktë, Tuntev e ndërroi funksionin e deputetit me të drejtorit, ai tani do të jetë drejtor i Agjencisë së Aviacionit Civil, ku ka aplikuar para disa muajsh, për shkak që, siç ka shpjeguar ai në media, arsyeve personale dhe profesionale.

Në seancën e sotme ai nuk i arsyetoi shkaqet e dorëheqjes, por, dorëheqja u konstatua dhe kryetari i Kuvendit e njoftoi Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Gjithashtu, edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka caktuar seancë ku në rend dite është dorëheqja e Tuntevit, në vend të cilit në Kuvend duhet të ulet Rubin Zemon, i cili është në radhë në listë.

Në vendin e ri të punës, Tuntev duhet të merr rrogë prej rreth 2.000 euro, e cila është pothuajse dyfish më e madhe se e deputetit.

Koordinatori i ri i LSDM-së pritet të zgjedhet zëvendësi i Tuntevit, Jovan Mitrevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button