Ndryshimet në ligje dhe amnistia, megjithatë do të ndikojnë mbi proceset që i udhëheq PSP

Kryeministri Zoran Zaev, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencë për shtyp dha deklaratën në vijim e cila nuk korrespondon me të vërtetën:

Deklarata: …Në pjesën tjetër të vendimeve ligjore të cila janë miratuar nuk kemi zgjidhje ligjore që do të hiqte dënimet. Nga ky aspekt definitivisht duhet dhe do të ketë përmirësim të rregullores ligjore në RM. Për shkak se masat e Mihajllo Manevskit krijojnë probleme serioze. Asnjë prej vendimeve ligjore të cilët janë ndërmarrë deri më tani, as edhe ato që do të miratohen, nuk do të ndikojnë në proceset e PSP-së. Edhe tentimi në Parlament që ndodhi me zëvendësimin e ndonjë interesi me interes të pronës, nuk ndikon në Prokurorisë Speciale Publike ose në Prokurorinë Shtetërore Publike…proceset i vendosim me kujdes që të mos ketë ndërhyrje në sistemin gjyqësor në RM, përsëri, politika të mund të vendos vendimet e veta. 

[Burimi: Qeveria/pres/youtube (minutazha 30-36 ) – data: 03.01.2019]

 

ARSYETIM:

Kryeministri Zoran Zaev gjatë përgjigjeve të pyetjeve gazetareske  dha mendimin e tij rreth sigurimit të sundimit të së drejtës në RM dhe amnistisë që u miratuan për 27 prillin, por edhe me ndryshimin e KP-së, të cilat mundësouan ulje të dënimit ose vjetërsim të disa veprave të cilat i udhëheq PSP.

Zoran Zaev në përgjigjen e tij potencoi dy gjëra. E para, ndryshimi i  nenit në Kodin Penal nuk do të mundësojë në asnjë mënyrë vjetërsimin e lëndëve dhe nuk do të mund që në asnjë mënyrë të ndërhyjë në punën e PSP-së, ndërsa e dyta është se vendimet ligjore të cilat i miratojnë ndërmerren me kujdes që të mos mund të ndërhyjnë në punën e gjyqësorit.

Vërtetmatësi do të bazohet në vendime ligjore që të mund t’i vlerësojë deklaratat e Zoran Zaev. Për pretendimin e pare se ndryshimi i nenit të KP 275-c dhe miratimi i nenit të ri 279-a, nuk do të kenë pasoja në lëndët që i udhëheq PSP, avokati Natali Petrovska, drejtore e organizatës joqeveritare Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, mendon krejtësisht të kundërtën.

Në analizën që e realizoi Vërtetmatësi, ajo, flet për ndikimin në më së paku dy lëndë të PSP-së, “Trust”, dhe “Total”, thotë:

  Me intervenimin në legjislacion dhe ndryshimin e nenit 275-c paragrafi 3 nga KP, parë nga këndvështrimi, gjegjësisht ulja e dënimit të paraparë në këtë pjesë prej “minimun 5” vjet në “minimum 4”, drejtpërdrejtë ka ndikim në mundësinë që sa më shpejtë të skadojë vepra penale…Para se të kryhen ndryshimet në Kodin Penal, skadimi absolut i veprave të parapara në këtë rast konkret duhej të ishte për 20 vite, por pas intervenimit të të njëjtit, me këtë afat për skadim ulet dhe atë në 10 vite. Që do të thotë, se veprat e S. Koçan dhe V. Aviroviq nuk do të skadojnë në vitin 2031, por në vitin 2021. Në pajtim me dinamikën e kësaj lëndë, seanca e parë u mbajt me 07.11.2017, ndërsa gjykimi është caktuar me 20.07.2018 dhe kjo lëndë akoma është në procedurë ankimore. Mund lirisht të konstatojmë minimum një deri në dy pezullime nga ana e Gjykatës së Apelit dhe kthimi i lëndës në gjykatës së shkallës së parë, kështu kjo vepër ka mundësi që të vjetërohet deri në skadimin e klauzolës së plotfuqieshmërisë

Pjesa e dytë e pretendimit të Zaev, se vendimet ligjore që merren, merren me kujdes që të mos mund të bëhet ndërhyrje me gjyqësorë, është demantuar prej të gjithë palëve të involvuara në gjyqësorë.

Së pari, prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion dhe prokurore kryesor në lëndën për ngjarjet e 27 prillit, Vilma Ruskoska, që prej para se të miratohet Ligji për amnisti për personat e përfshirë në ngjarjen “E enjtja e përgjakur”, shprehu pakënaqësi rreth miratimit të këtij ligji, sepse, siç tha, shumë punë dhe mund është investuar në zbulimin e të gjithë aspekteve të veprës dhe në ngritje të akuzës.

Si prokurore që ka dhënë shumë mund në këtë lëndë nuk jam e kënaqur prej ligjit për amnisti – deklaroi Ruskoska

Këtë para disa ditësh e vërtetoi edhe shefi i saj, prokurori shtetëror Ljubomir Joveski:

 Nëse vendimi do të varej prej meje dhe prej prokurorit që e merret me çështjen, Vilma Ruskoska, kjo nuk do të ndodhte. Megjithatë, ky është qëndrimi im profesional, ndërsa Kuvendi gjatë miratimi të Ligjit ka vlerësuar rrethana të tjera të cilat për mua nuk janë të njohura. Prokuroria profesionalisht do të veprojë deri në përfundimin e lëndës. Por, duhet të theksojë se procedura për amnisti ka kontribuar edhe në sqarimin e disa pjesëve të ngjarjes. Deklaratat në seanca, për habi të shumë personave, treguan për momentet e përgatitjes së ngjarjeve të 27 prillit. Kuptojë edhe zhgënjimin e qytetarëve dhe reagimet, por përsëris, është vendim politik. Prokuroria është e detyruar të aplikojë ligjin. 

Se ligji për amnisti, në të vërtetë, është ndërhyje në gjyqësor, e vërtetojnë edhe  ekspertë të cilët kanë marrë pjesë në emisione debativ në fund të vitit 2018, dhe këtë e vërteton edhe Prokurorja Speciale Katica Janeva

Kjo amnisti me siguri do të ndikojë në Prokurorinë Themelore Publike dhe gjykatë, nuk do të doja të komentoj në diçka që nuk është në domenin tim. 

Sipas gjithë kësaj, vlerësojmë se deklarata e kryeministrit Zaev në lidhje me ndikimin e vendimeve të reja ligjore në KP dhe Ligji për amnisti, nuk është e vërtetë, dhe se ato vendimeg ligjore ndikojnë dhe do të ndikojnë mbi lëndët në të cilat punon PSP, por edhe PP.

Burimi: Vërtetmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button