Egjipti i ka bërë thirrje regjimit të Asadit për rikthim në Ligën Arabe

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, i ka bërë thirrje regjimit të Sirisë që të bëjë përgatitjet e nevojshme për rikthim në Ligën Arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të përbashkët pas takimit me homologun e tij maroken Nasser Bourita, ministri Shoukry tha se riaktivizimi i anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe është i lidhur me vendimin e Këshillit të Ligës Arabe dhe rezultatet e samitit që do të zhvillohet në muajin mars.

Ai i bëri thirrje regjimit të Bashar Asadit të hedhë hapat e nevojshëm për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe sovranitetit të vendit, si dhe të zhvillojë përgatitjet për rikthimin në Ligë.

“Në të kundërtën, nuk do të ndryshojë asgjë në çështjen e aktivizimit të anëtarësimit”, shtoi kryediplomati egjiptian.

Ndër të tjera, Shoukry deklaroi se zgjidhjet ushtarake nuk kanë dhënë rezultate përveçse kanë përkeqësuar barrën e popullit sirian dhe tha se dëshirojnë që punët e Sirisë të kenë një zhvillim pozitiv.

Samiti i 30-të i Ligës Arabe do të zhvillohet në muajin mars në Tunizi. Krahas Egjipitit, edhe përfaqësuesi i presidencës tuniziane Al-Azhar Al-Qarawi Al-Shabi në një deklaratë më 6 janar kishte thënë se “do të ishin të gëzuar” nëse Liga Arabe do të riaktivizonte anëtarësimin e Sirisë.

Liga Arabe pezulloi anëtarësinë e regjimit të Asadit në nëntor të vitit 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button