fbpx

Moti i acartë, Policia Bashkiake në Tiranë ka shpëtuar dy persona

Krahas punës për hedhjen e kripës dhe skorieve nëpër rrugë në mënyrë që ngricat të mos pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe njerëzve, Bashkia e Tiranës në këto ditë të acarta ka marrë të gjitha masat që edhe të gjitha shërbimet e tjera të jenë në gatishmëri dhe në shërbim të qytetarëve, tranasmeton Top Channel. 

Policia Bashkiake dhe Shërbimi Social i Bashkisë Tiranë po monitorojnë nga afër situatën në gjithë territorin duke u ofruar ndihmë dhe strehuar të gjithë personat që gjenden në vështirësi, siç janë edhe endacakët. Kështu, Policia Bashkiake ka mundur të shmangë disa raste ku persona endacakë kanë rrezikuar jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Më konkretisht dje afro mesnatës, në afërsi të kryqëzimit të “21 – Dhjetorit”, Policia Bashkiake ka gjetur shtetasin me inicialet Th.B, 45 vjeç nga Berati, i cili qëndronte jashtë në afërsi të një stacioni autobusi. Menjëherë atij i është ofruar ndihma e parë dhe është strehuar në ambientet e Qendrës Sociale në Shkozë ku dhe po merr shërbimet e nevojshme.

Ndërkohë që gjatë orëve të para të ditës së sotme Policia Bashkiake ka gjetur në Bulevardin Zogu I një tjetër person endacak me inicialet B.D, 63 vjeç nga Shkodra që kishte kaluar natën jashtë. Menjëherë është lajmëruar shërbimi mjekësor dhe pasi i është dhënë ndihma e duhur ai është strehuar në ambientet e qendrës sociale që gjendet përgjatë Bulevardit Zogu I.

Ndërkohë që të gjitha qendrat sociale të Tiranës po qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar ndihmë, strehë dhe ushqim për të gjithë personat që gjenden në vështirësi në këto ditë kur termometri ka shënuar disa gradë nën zero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button