Yjet që u bënë nëna mbi 50 vjec

Gratë mund të bëjnë mrekullira, edhe atëherë kur mosha nuk është aleati i tyre më I mirë. Një sërë grash të famshme e kanë vuajtur për vite me radhë faktin që i lanë fëmijët në vendin e fundit kur vinte fjala tek prioritetet ( ose nuk mundeshin). Dhe  kur kanë arritur që të bëhen nëna, kjo ua ka ndryshuar jetën komplet, shkruan Bordo.al.

Janet Jackson (52 vjec) lindi për herë të parë në moshën 50 vjec e 7 muaj. Djali quhet Eissa al-Mana, dhe është drita e syve të këngëtares.

Brigitte Nielsen, ish gruaja e Sylvester Stalone, u bë sërish nënë në moshën 54 vjecare. Ajo kishte katër djem dhe më në fund, u bë me vajzë!

Këngëtarja Sophie B. Hawkins (53 vjec) e lindi fëmijën e dytë kur ishte 50 vjec e 9 muaj. Ajo vazhdoi të këndonte edhe gjatë shtatzanisë.

Helen Morris, gruaja e pestë e  Martin Scorsese, ishte 52 vjec kur solli në jetë vajzën e tyre, Franceska.

Aktorja Katey Sagal, e njohur për rolin e Pegit tek familja Bundy, sot është 64 vjec dhe vajzën e lindi kur ishte 52.

Ndërsa Mary Coustas, një aktore mjaft popullore në Australi arriti të bëhej nënë në moshën 49 vjecare, pas 23 përpjekjesh të dështuara për fertilizim in vitro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button