Siri, në vitin 2018 janë bombarduar 587 “qendra të jetës”

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 587 “qendra të jetës” në Siri u vunë në shënjestër nga palët që janë konfliktuar në vend vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR ka publikuar raportin e vitit 2018 në lidhje me sulmet e ndërmarra ndaj “qendrave të jetës” siç janë institucionet e arsimit, xhamitë dhe ato shëndetësore.

Në raport thuhet se vitin e kaluar u bombarduan 587 qendra nga të cilat 292 nga regjimi i Bashar al-Asadit.

Po ashtu u bombarduan 131 nga Rusia, 21 nga koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-ve, 12 nga opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit, 10 nga organizata terroriste YPG/PKK, 6 nga organizata terroriste DEASH dhe 115 qendra nga palë të papërcaktuar.

Njoftohet se në muajin janar janë bombarduar 136 qendra, në shkurt 157, në mars 56, në prill 46, në maj 21, në qershor 38, në korrik 21, në gusht 15, në shtator 31, në tetor 17, në nëntor 18 dhe në dhjetor 31 qendra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button