Qeveria mund të pranojë edhe kërkesën e Lëvizjes Besa

Takimi i deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov ka përafruar qendrimet rreth çështjes së shtetësisë, transmeton Alsat M. 

Zaev dhe Dimitrov janë shprehur të gatshëm të pranojnë kërkesën e Besës që shteťësia në dokumentet personale në gjuhën shqipe të shkruhet vetëm si “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ndërsa në gjuhën maqedonase, shtetësia të mbetet “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ashtu siç propozon Qeveria.

Propozimin e Besës Zaev pritet ta diskutojë edhe me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button