Haradinaj: Ne jemi të interesuar ta heqim taksën sot, por vetëm nëse na njeh Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është e gatshme ta largoj taksën, ku sipas tij kjo do të bëhet atëherë kur Serbia do ta njeh Kosovën.

Haradinaj këto komente i bëri në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Taka është vendim i qeverisë së vendit, ky vendim legjitim dhe është shpjeguar. Ne jemi të interesuar ta heqim taksën sot, por vetëm nëse na njeh Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Ai në këtë konferencë tregoi se Kosova është e gatshme të shpallë investitorët e parë strategjik, transmeton Telegrafi.

“Biseduam për të gjitha zhvillimit që lamë pas dhe për të zhvillimet e ardhshme. Kemi ligjet e gatshme për ta shpallur investitorin e parë strategjik. Këtë e kemi pritur gati dy dekada, në pritje janë 11 investitorë strategjik dhe janë rreth dy miliardë euro investime”, shtoi ai.

Në takimin që u zhvillua të martën në Bruksel ndërmjet ekipit negociator të Kosovës dhe Përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit, kjo e fundit përsëri kërkoi heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe ato boshnjake që vijnë në drejtim të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e përfaqësueses së Bashkimit Evropian nëpërmjet një komunikate për media.

“Ky takim ishte për t’u njoftuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialogun e Brukselit. Në këtë kontekst, përfaqësuesja e lartë ka përsëritur edhe një herë nevojën urgjente për të hequr vendimin për taksën, që është vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e zyrës së Mogherinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button