Dënim deri në 4.000 euro për çerdhet, nëse inspektorët “kapin” fëmijë të pavaksinuar

Inspektorët shtetëror sanitar dhe shëndetësor, prej sot vazhdojnë me kontrolle nëpër çerdhe, pas masës së përkohshme për ndalim të pranimit të fëmijëve të pavaksinuar me MRP vaksinë, informon për “Meta”, drejtorja e Inspektoratit, Irina Buhova, njofton Portalb.mk.

“Inspektorët tanë janë në terren pasi që ka filluar ndalesa. Në të gjitha çerdhet të cilat deri më tani janë kaluar në Shkup, në asnjë prej tyre nuk ka pasur lëshime. Por, patjetër të theksoj se megjithatë, për shkak festave dhe pushimit, në çerdhe ka pasur numër shumë të vogël të fëmijëve. Prej sot kontrollet do të vazhdojnë deri sa të jetë në fuqi vendimi për ndalesë për pranim të fëmijëve të pavaksinuar”, informon Buhova.

Ajo rikujton se ka dënime në para edhe për personin juridik në rast se çerdhja pranon fëmijë i cili nuk ka marrë vaksinë.

“Dënimi për personin juridik lëvizë prej 2.000 deri në 4.000 euro, ndërkaq personi përgjegjës duhet të paguajë 30% nga shuma e caktuar për personin juridik”, thotë drejtoresha.

Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se nëse prindërit nuk i vaksinojnë fëmijët, edhe ata do të dënohen me gjoba prej 350 deri në 650 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button