“Tvrdokorni” me nëmë serbe i ftojnë maqedonasit në “luftë” për Maqedoninë

Lëvizja pro-ruse në Maqedoni “Tvrdokorni” sot në mesditë, kur do të duhet që të fillojë seanca për ndryshimet kushtetuese, do të protestojë. Ata kanë nëmur të gjithë maqedonasit të cilët nuk do të marrin pjesë në siç thonë ata, luftën për Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

“Kush është maqedonas dhe nga populli maqedonas ka gjak, dhe nuk merr pjesë në luftën për Maqedoninë: Të mos ketë nga zemra pasardhës, as djalë as vajzë. Në dorë asgjë mos t’i bjerë, as verë, as misër i bardhë. I ndryshkur të pikojë, pa gjunjin e tij”, thonë nga “Tvrdokorni”.

Përndryshe, gjëma shumë ngjanë me atë serbe të princit Llazar hreblanoviq përpara Luftës së Kosovës e cila thotë: “Kush është pjellë serbe dhe nga gjaku i Serbisë dhe nuk ka ardhur në luftën e Kosovës, të mos ketë pasardhës as mashkull, as femër. Në dorë asgjë të mos i bjerë, as vlerë e as misër i bardhë”.

“Tvrdokornit” i ftojnë maqedonasit që të protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe thonë se “asnjë arsyetim nuk do të vlejë nëse nuk vijnë”.

“Për atë motra dhe vëllezër të mërkurën në mesditë, ballë për ballë të shihemi se kush jemi. Maqedonia e maqedonasve”, porositin “Tvrdokorni”.

Në protest gjithashtu do të dalin edhe nga Iniciativa Qytetare “Maqedonia Bllokon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button