Maqedoni, sonte në mesnatë ulen çmimet e dizelit dhe benzinës

Derivatet sonte në mesnatë lirohen për 2.5 deri në 3 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), njofton Portalb.mk.

Çmimi me pakë i benzinës do të lirohet 2.5 denarë për litër dhe çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 58.5 denarë, ndërkaq EUROSUPER BS-98 do të jetë 60.5 denarë.

Dizeli do të jetë më lirë për 3 denarë për litër. Çmimi i ri i EURODIZEL-it do të jetë 55 denarë, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri 43.5 denarë për litër.

Për 2.227 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 dhe tani do të jetë 25.949 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button