Maqedoni, nesër dhe pasnesër priten reshje më të dendura të borës

Nën ndikim të valës së ftohtë dhe të lagësht, nesër dhe pasnesër do të ketë reshje më të dendura të borës, veçmas në pjesët perëndimore, njofton Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, njofton Portalb.mk.

Gjithandej do të formohet shtresë e re prej 10 deri më 30 centimetër borë, ndërkaq nëpër male mbi gjysmë metër. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë edhe ngrica.

Përndryshe, sot më së shumti borë nga në Mavrovë, ku lartësia e borës është 66 cm, në Krushevë 27, Topollçan 23, Manastir 21, Kodër të Diellit 14, Llazaropole 11, Berovë 10, Demir Kapi 9, Strumicë dhe Prilep 7, Prespë 3 dhe Kriva Pallankë dhe Shtip 2 centimetër borë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button