Nuk dorëzohemi

Janë disa gjëra që më tmerrojnë, e që nuk janë në rregull. Shikojmë gjëra të turpshme, se si shpenzohet paraja. Shikojmë se ku njerëzit gjejnë kënaqësinë e tyre dhe më e dhimbshmja shikojmë se si mburren me veprat e tyre e në fakt veprat e tyre janë për tu turpëruar.

Nganjëherë them me vete “Ky popull duhet të ketë një boshllëk aq të madh në shtëpi, një boshllëk në shpirt dhe në gjithçka që i rrethon ata”, sepse veprat e tyre janë vetëm për tu dukur. Shpenzimet e tyre marramendëse janë vetëm që të tjerët të thonë “Shiko filani sa ka harxhuar për dasmën e tij”. Më vjen keq kur shoh se sa lodhet dikush për të fituar para dhe në fund e harxhon në një mënyrë të tillë. Buzëqeshja e tyre në atë ditë mbulon lodhjen e gjithë atyre viteve. Më vjen ndër mend hedhja e parave që janë fituar me djersë. Harxhimet për fustanet dhe “veshjet tradicionale”. Pastaj pyes veten “për çfarë të vjen keq”?

Për njerëzit që nuk e mendojnë mundin e tyre?

Për njerëz që vdesin duke pritur të vijë koha e dasmave?

Për njerëz që mbledhin para gjithë jetën e tyre dhe japin gjithçka veç në një natë?

A kaq e vogël është bota e tyre, të harxhosh jetën vetëm për të fituar ca para, për të kënaqur trupin dhe për të anashkaluar shpirtin?

Në fakt më vjen keq për veten time sepse kam menduar që do vijë një kohë e ky popull do ta kuptojë. Më djeg shpirti kur shikoj vajza të reja të këtij populli që nuk prekin libër me dorë, nuk kanë të organizuar asnjë plan për ditët dhe jetën e tyre, ndërsa synimi i tyre i vetëm është cilët fustane t’i vesh në fillim të dasmës, cilat në mes e në fund.

Por dita ditës gjërat përkeqësohen, ky popull është duke rritur breza shumë sipërfaqësor të cilët nga boshllëku i shpirtit mundohen të duken të lumtur por në fakt kurrë nuk do të jenë të tillë sepse sa do që ta ushqesh egon e nefsin, ai vetëm të zhyt në humbje, gjerë sa ta kërkosh ushqimin e vërtetë për shpirtin dhe vetëm atëherë do të jesh i lumtur.

Dhe mua nuk më ngelet gjë tjetër vetëm se të përpiqem me gjithë forcën time, e të luftoj për një ndryshim pozitiv sado të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button