ISHP: Mbi dyqind persona janë sëmurë nga gripi

Dyqind e dy raste të sëmurë nga gripi janë regjistruar deri para dhjetë ditësh në Republikën e Maqedonisë, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik. Raporti i ri për të sëmurët nga gripi pritet të publikohet në ditët e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Numri më i madh i të sëmurëve janë të grupit më të madh të moshave prej 15 deri 64 vjeç, ndërsa shkalla më e lartë prej 14.5 në 100.000 banorë është regjistruar te personat e moshës mbi 65-vjeçare.  Numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga zona e Njësisë Rajonale të Gostivarit dhe në qendrat e shëndetit publik në Tetovë dhe Kumanovë.

Në sezonën 2018/19  numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi përfshin 1.218.  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur numri ishte 1.082, ekziston rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 12.6 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button