Harxhoni kaloritë e tepërta nëpërmjet këtyre ushtrimeve

Kaloritë numërohen… jo vetëm kur ato merren, por edhe kur harxhohen, kështu që nuk është keq të dimë se sa kalori harxhojmë me ushtrime të caktuara. Sigurisht që krenoheni me veten kur ju ushtroni ndonjë lloj rutine tuajën ose të vraponi kilometrat që i keni caktuar vetes, ose të ecni në ajër të pastër – por a i dini shifrat?

Profesionistët kanë bërë një listë të ushtrimeve dhe kohës që nevojitet për të shpenzuar vetëm 300 kalori, transmeton Panacea.al.

  • Ushtrime me ngritjen e peshave – 15 minuta
  • Aktivitet me litar – 25 minuta
  • Not – 31 minuta
  • Vrap, çiklizëm – 34 minuta
  • Orbitrek, skijim – 42 minuta
  • Biçikletë statike – 44 minuta
  • Ecje nëpër kodra – 47 minuta
  • Mjetet për kanotazhë – 48 minuta
  • Aerobikë – 48 minuta
  • Tenis, zumba – 50 minuta
  • Stepper – 58 minuta
  • Yoga – 67 minuta
  • Ecje – 74 minuta
  • Ngritja e peshave – 89 minuta
  • Pilates – 125 minuta

Tani, kur me shpejtësi i bëtë llogaritë në kokën tuaj, e dini se duhet të bëni kujdes me futjen e kalorive, pasiqë siç e shihni, nuk është edhe aq e lehtë t’i harxhoni ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button