Ministria e Shëndetësisë: Të gjitha vaksinat MRP janë me afat dhe të sigurta

Ministria e Shëndetësisë njofton se vëzhgimi i jashtëzakonshëm inspektues i cili në dy ditët e kaluara është kryer nga Komisioni i formuar pas kërkesës së ministrit Venko Filipçe, ka treguar se të gjitha vaksinat MRP për fëmijë janë me afat dhe janë plotësisht të sigurta, njofton Portalb.mk.

Gjatë vëzhgimit, ashtu siç theksojnë, është kryer kontroll në më shumë pika të vaksionimit dhe janë kontrolluar detajisht afatet e fabrikave të cilat janë të ngjitura në kutitë dhe në brendinë e pakove të prodhuesit. Është konstatuar se të gjitha vaksinat janë me afat deri në muajin maj të vitit 2019, gjegjësisht deri në korrik të vitit 2019.

Inspektimi ka konstatuyar se nga ana e importuesit, kompania “Makedonija Lek” ka bërë lëshim teknik. Në fakt, kompania “Makedonija Lek”, te një numër i vogël i pakove ka vendosur deklarime të vjetra. Deklarimet e ngjitura janë bërë nga importimi paraprak me afat deri në tetor të vitit 2018. Për këtë konstatim, shërbimet e kanë njoftuar kompaninë.

“Prindërit e fëmijëve munden të jenë të qetë dhe lirisht të vazhdojnë me imunizimin e fëmijëve. Vaksinat në pikat vaksinale janë me kualitet të provuar, siguri dhe me afat”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button