Gjermani, në një sulm plagoset rëndë lideri lokal i AfD-së

Një lider lokal i Partisë së ekstremit të gjathtë të Alterantivës për Gjermaninë (AfD) pësoi lëndime të rënda pas një sulmi të disa personave në Bremen të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia beson se lideri lokal i Alteranitvës për Gjermaninë u sulmua dhe u plagos nga disa persona në qytetin veriperëndimor të Bremenit.

Po ashtu, policia thotë se sulmi ndaj Frank Magnitz, deputet në Parlamentin gjerman Bundestag, i cili drejton degën e partisë, ishte i motivuar politikisht. Policia ftoi dëshmitarët të paraqiten. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje pranë teatrit të qytetit.

Partia AfD në prononcimin e saj të martën tha se Magnitz u sulmua nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me dru dhe me shqelma në kokë. Magnitz është shtruar në spital.

Shteti më i vogël feederal i Gjermanisë, Bremeni, do të organizojë zgjedhje rajonale më 26 maj, të njëjtën ditë kur janë caktuar zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button