Millçin do të rëfehet për lustrimin

Të hënën më 13 gusht në ora 11 në në klubin GEM (Menada) në Çarshinë e vjetër të Shkupit, njëri nga personat e shpallur “kodosh” nga Komisioni për lustrim (KL) profesori i fakultetit të dramaturgjisë dhe drejtori i Fondacionit Shoqëri e Hapur (FSHH), Vlladimir Millçin do të mbajë konferencë për shtyp ku do të sqarojë argumentet e tij lidhur me procesin e lustrimit. 

Ngjarja mund të shihet dhe online në vozivo.mk

Millçin ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e KL për ta shpallur atë bashkëpunëtor i ish shërbimeve sekrete duke thënë se KL fsheh dokumente që dëshmojnë se ai nuk ka qenë kodosh. 

Ndërkaq edhe disa nga shqiptarët e shpallur “kodoshë” kanë dalë publikisht të hedhin poshtë pohimet e Komisionit për Lustrim.

Vazhdon të tronditë Maqedoninë procesi kontrovers i lustrimit, vetë antarët e këtij komisioni konsiderojnë se Ligji i ri shkel kushtetutën ndërsa ekspertët thonë se nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë me publikimin e emrave. 

Pritet sot që KL të publikojë edhe dy emra të ri të funksionarëve aktual. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button