fbpx

A e keni celularin më të shëmtuar në botë? Shikoni listën (FOTO)

Ndoshta jeni mërzitur nga garat e ndryshme se kush po prodhon telefonët më të mirë apo dizajnet më të mira të telefonëve. Këto gara sot mund t’i gjejmë në çdo hap, por sa më shumë që po ka aq më pak interesante po bëhen.

Për këtë arsye PCWorld Albanian sjell listën e 10 telefonëve më të shëmtuar që gjeni më poshtë. Ndoshta edhe ju e keni pasur apo edhe e keni një të tillë.

1. Nokia 7700

Nokia 7700 u prezantua në vitin 2003. Ishte kjo pajisja e parë Symbian me ekran me prekje dhe përfaqësuesi i parë i serisë 80.

Fatmirësisht, kjo pajisje nuk doli kurrë në shitje (mund ta merrni me mend pse).

Megjithate u zëvendësua nga modeli 7710 i cili pak a shumë ishte i dizajnuar në mënyrë më të kuptueshme.

2. Vertu Cobra

Sigurisht modeli më i shtrenjtë, e poashtu edhe telefoni më i shëmtuar i prodhuar ndonjëherë, është Vertu Cobra.

Tipari i tij kryesor është një dekorim në formë gjarpëri e mbështjellur rreth tastierës, me diamante dhe ari.

Ky dizajn i bukur në kombinim me çmim prej 310.000 dollarë në mënyrë të përkryer do t’i përshtatej ndonjë nga politikanëve tanë.

3. Samsung SGH P300

Samsung P300 është krijuar si një përpjekje e zgjimit të nostalgjisë për makinat llogaritëse.

Edhe pse asokohe (viti 2005) kishte specifikacione relativisht të mira, suksesi global mungoi për arsye më se të dukshme.

4. Nokia 7600

Ndoshta nuk e keni ditur, por Nokia 7600 ishte pajisja e parë 3G në dispozicion për tregun komercial.

U prezantua në vitin 2003 dhe u tërhoq shumë shpejt nga tregu.

Arsyeja e shitjes së dobët nga prespektiva e ditëve të sotme është më se i dukshme, por duhet ta kemi parasysh faktin se në atë kohë prodhuesit eksperimentonin shumë më dizajne.

5. Virgin Lobster

Fotografia flet më shumë se 1000 fjalë.

Për fat të mirë, ky model kishte disponueshmëri të kufizuar.

6. Motorola V70

Koncepti “inovativ” duket se mund të thotë gjithçka.

Ky term ishte zgjeruar deri në atë masë saqë sot askush as nuk e kupton më seriozisht.

7. Samsung Gloss

Samsung Gloss me tastierën QWERTY dhe me pamjen e një paqyreje bartëse padyshim kishte për qëllim të fitonte zemrat e grave që merreshin me biznes.Megjithatë, fati mizor nganjëherë di të luajë në mënyrë ironike, kështuqë Gloss mori titullin të cilin dizajnerët e tij as që e kishin ëndërruar ndonjëherë.

8. Nokia 3250

Të inkurajuar nga suksesi i modeleve të para Symbian, Nokia në vitin 2005 prezantoi modelin 3250.

Pajisja kishte një formë të çuditshme, kishte një mekanizëm i cili një pjesë të këtij telefoni e rrotullonte për 90, përkatësisht 180 shkallë.

Pjesa e poshtme përmbante kamerën, kurse në pjesën e përparme dhe të pasme kishte tastierën alfanumerike, përkatësisht butonët për kontrollimin e muzikës.

Inovative, mirëpo e shëmtuar dhe e pasuksesshme.

9. BlackBerry 9670

Ky model ishte treguesi i parë i lëkundjes së RIM, pasiqë krerët e kompanisë kuptuan se me modelet Storm dhe Storm 2 nuk mund t’i bënin konkurrencë iPhone-it dhe Android-ëve të ardhshëm.

Duket se për këtë shkak ata vendosën t’i kundëpërgjigjen me dizajn, mirëpo edhe në këtë rast fati tregoi se ka sens për ironi.

Blackberry 9670 u shpall BlackBerry më i shëmtuar edhe atë para se të dilte në shitje.

10. Motorola Flipout

Telefonët me formë katrorë janë jopraktik për përdorim, duken qesharak.

Kurse gjëja më e trishtueshme është se disa prodhues ende nuk e kanë kuptuar se këto modele që nga fillimi janë të dënuara të dështojnë.

Motorola Flipout erdhi në ide me një mënyrë aspak të këndshme të rrotullimit të ekranit që e zbulonte tastierën QWERTY.

Lajme të ngjashme

Back to top button