Maqedoni, punonjësit e rinj me më së paku të drejta

Megjithëse ligji për marrëdhëniet e punës vlen njëlloj edhe për punonjësit e rinj, Seksioni i të rinjve të LSM-së thekson se në praktikë të drejtat e tyre shkelen më së shumti. Të rinjve iu rekomandohet të jenë aktivë në sindikatë dhe të kërkojnë ndihmë juridike falas nga sindikata, njofton Portalb.mk.

Të rinjtë bien në kategorinë më të prekur të shoqërisë, të drejtat e punës e të cilëve shkelen në praktikë. Ata shpesh punojnë me kontrata të përkohshme, punojnë më shumë se orari i dakorduar dhe marrin pagë më të ulët se ajo e punonjësve me kontrata në afat të përcaktuar, thonë nga seksioni i të rinjve të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë.

“Të rinjtë të cilët ia kanë dalë të gjejnë punë, punojnë në vend pune shumë të pasigurta, me kontrata të punës me afat të përkohshëm, paga më të ulëta se të punonjësve në të njëjtin nivel, me kontrata të punës me afat të pacaktuar, punojnë më gjatë se orari i dakorduar, iu shkelen shumë drejta të punës, nuk mund të organizohen në sindikata. Gjysma e të rinjve apo 53 për qind janë kanë vendosur ose mendojnë për të ikur jashtë vendit”, thotë Irena Ivanovska, kryetare e seksionit të të rinjve në LSM.

Ajo shton se pothuaj një e treta ose 31,9 për qind e të rinjve në vend nuk janë të punësuar, e as janë të përfshirë në arsim. Shumica e të rinjve ose 54.1 për qind e kanë përfunduar arsim të mesëm, ndërsa rreth 26.7 për qind e tyre kanë përfunduar arsim të lartë. Megjithatë, 44 për qind e të rinjve nuk punojnë në profesionin që e kanë, ndërsa 70 për qind besojnë se vështirë do t’ia dalin të punësohen me arsimin formal që e kanë fituar.

Në LSM ka një shërbim për ndihmë juridike falas që siguron mbrojtje të plotë të të drejtave nga marrëdhëniet e punës. Ashtu që në gjashtë muajt e parë të këtij viti, është siguruar mbrojtje ligjore për 1007 persona.

“Shumica e paraqitjeve, në periudhën e kaluar dhe në gjashtë muajt e parë kanë të bëjnë me çështjen themelore ekzistenciale për punonjësit, duke përshirë edhe punonjësit e rinj, është pagesa e pagave, shtesave dhe kontributet e pagave. Mbi këtë bazë, janë paraqitur 553 punonjës. Pastaj vijnë të drejtat në procedurat e falimentimit ose gjithsej 212 paraqitje dhe 93 paraqitje që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave sindikaliste, si dhe paraqitje në bazë të orëve jashtë orarit të punës, ndryshimi i kontratave të punës, lidhje e marrëdhënies së punës e të ngjashme”, thotë Ivan Peshevski, nënkryetar i Sindikatës për Ndërtimtari.

Shumica e paraqitjeve vijnë nga sektorët e industrisë, energjisë dhe minierave. Peshevski thotë se përfaqësuesit ligjorë dhe përfaqësuesit e sindikatave të LSM-së dhe sindikatat i ndërmarrin të gjitha zgjidhjet e mundshme ligjërisht për realizim të plotë të të drejtave të punonjësve. Por ajo që e thekson Peshevski është se bashkëpunimi me qeverinë nuk është në nivel të kënaqshëm.

“S’kemi bashkëpunim të mirë me institucionet, nuk ndërhyjmë në atë se cilat janë kapacitetet e tyre dhe mënyra si funksionojnë, por nëse e marrim dialogun e përgjithshëm shoqëror, ai për fat të keq, nuk funksionon si duhet. Nëse jeni synojmë që si shtet të hyjmë në një familjen evropiane dhe të sigurojmë  të drejtat që me të vërtetë i meritojnë punonjësit tanë, jemi larg nga ajo, nuk dua të gënjejmë veten dhe të paraqesim foto të ndritshme për punonjësit”, thotë Peshevski.

Sipas njohurive të LSM-së, punonjësit të cilët janë anëtare sindikatash janë shumë më të informuar, i njohin format e abuzimit të të drejtave të punonjësve, gjegjësisht janë pothuajse plotësisht në gjendje për të mbrojtur të drejtat e tyre. Sidoqoftë, përshtypja e përgjithshme është se të rinjtë sot nuk janë mjaft të njoftuar me aktivitetet e sindikatave, rrjedhimisht edhe për përfitimet e anëtarësimit në sindikatë.

Një tjetër e dhënë shqetësues të cilin e thekson Seksioni i të rinjve është pjesëmarrja e lartë prej 48 për qind të të rinjve që punojnë në ekonominë informale, ndërsa cilësia e punëve në dispozicion edhe më tej mbetet problem i madh për të rinjtë në Maqedoni.

LEXO: Të rinjtë në Maqedoni nuk përfshihen në krijimin e politikave
LEXO: Të rinjtë do të munden të ulen në një tavolinë me bartësit e vendimeve dhe t’i tregojnë problemet e tyre
LEXO: Alarmante shpërngulja e të rinjve: Të ndalohet prodhimi masiv i diplomave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button