Shkup, janë arrestuar dy bullgarë për vjedhje

Dy persona nga Bullgaria mesnatën e së dielës janë arrestuar nga Policia e Maqedonisë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.

“Më 6 janar të vitit 2019 në orën 23 e 30 minuta në Shkup në bulevardin “Ardhat Partizane” për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, janë arrestuar A.M.D. (32) dhe E.K. (28), që të dy nga Republika e Bullgarisë”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Dy të arrestuarit janë mbajtur në Stacionin Policor në Qendër për procedurat e mëtejme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button