fbpx

Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet

Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet.  Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet.

Shënimi qendror mbahet në Kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani do ta mbajë liturgji të Shën Vasilit të Madh.

Me rastin e Krishtlindjeve, Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani bashkë me sinodin e shenjtë të KOM- Ipeshkvinë e Ohrit, deri te priftërinjtë, monarkët dhe deri te të gjithë besimtarët dërguan urim për Krishtlindjet në të cilin u urojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i përshëndetur me përshëndetjen e madhërishme – Lindi Krishti!

Festa e Krishtlindjeve është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Zaev: Krishtlindjet të jenë të mbushura me shpresë për ditë më të mira

Kryeministri Zoran Zaev dërgoi urim ne rastin e Krishtlindjeve.

“Në urim përkujton se kjo festë e madhe na fton që të festojmë jo vetëm për shkak të historisë, e akoma më pak për shkak të zakoneve, por si festë përkujtuese që t’i hapim zemrat që ta pranojmë gëzimin e lindjes së Krishtit, e cila na plotëson në këto ditë gëzimi.”

Ivanov: Ta ruajmë, duam dhe respektojmë atë që e kemi

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot në mëngjes ka marrë pjesë në liturgjinë e hierarkut me rastin e festës së “Krishtlindjes” në katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Pas përfundimit të liturgjisë, Ivanov ju uroi besimtarëve festën duke thënë se duhet ta ruajnë, duan dhe respektojnë atë që kanë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close