Transportuesit privatë nuk kanë kërkuar subvencione për autobusë ekologjik sepse askush nuk i ka informuar

Në buxhetin për mbrojtjen e mjedisit në vitin 2018, 325,000 euro ishin parashikuar për subvencionimin e operatorëve të autobusëve privatë si pjesë e masave për reduktimin e ndotjes, por askush nuk ka aplikuar.

Asnjë nga transportuesit privatë vitin e kaluar nuk ka kërkuar subvencione nga qyteti i Shkupit për të instaluar pajisje me gaz ose për të blerë autobusë ekologjikë. Në buxhetin për mbrojtjen e mjedisit në vitin 2018, 325,000 euro ishin parashikuar për subvencionimin e operatorëve të autobusëve privat si pjesë e masave për reduktimin e ndotjes, shkruan SDK, njofton Portalb.mk. Kryetari Petre Shilegov tha se këtë masë e kanë përfshirë sepse shumë nga autobusët privatë janë të vjetër dhe nuk i përmbushin standardet ekologjike.

Transportuesit privatë thonë se ata nuk kanë kërkuar ndonjë subvencione për shkak se as kane qenë të njoftuar, as kryetari Shilegov i ka ftuar në ndonjë takim që t’ua shpjegoj kushtet për subvencionim.

“Në një nga takimet e pakta që kemi pasur me kryetarin Shilegov është përmendur që do të jepen subvencione për instalimin e pajisjeve me gaz, por pas kësaj as na ka informuar dikush, as na kanë ftuar të na i prezantojnë detajet. Nuk mund thjeshtë ashtu të aplikojmë, duhet të na tregojnë sa para do të na japin, cila është strategjia. Kur u japin subvencione qytetarëve për biçikleta ose stufa me peleta, shpallin konkurs për t’i informuar, ndërsa aty i shënojnë edhe kushtet. Ne disa herë kemi kërkuar takim me kryetarin për t’ia propozuar idetë që i kemi në lidhje me masat për ndotjen, por nuk morëm përgjigje. Nga ky vit, që kur Shilegov është kryetar kemi përshtypjen se s’ka treguar interesim të mjaftueshëm për transportin publik dhe problemet tona”, thotë Lenin Jovanovski, drejtor i “Slloboda prevoz”.

Kryetari Shilegov thotë se deklaratat e tilla nga transportuesit privat nuk janë të vërteta dhe se ata disa herë janë informuar për subvencionet të cilat iu ofrohen.

“Transportuesit janë absolutisht të pa-interesuar për masat kundër ndotjes dhe përmirësimin e transportit publik. Disa herë u është ofruar mundësi për subvencionim, nëse instalojnë aparate me gaz, ose në qoftë se blejnë autobusë të ri ekologjik, Qyteti do t’u jep para për pjesëmarrje, kurse pjesa tjetër e pagesës bëhet me këste përmes kredive të volitshme”, thotë Shilegov.

Megjithëse asnjë nga transportuesit vitin e kaluar nuk ka kërkuar subvencione, Qyteti i Shkupit edhe këtë vit parasheh para për subvencione për instalimin e pajisjeve me gaz.

“I kemi ndarë 20 milionë denarë edhe në buxhetin për vitin 2019, ndonëse në vitin 2018 paratë nga subvencionet e ofruara për transportuesit privat nuk u përdorën aspak. Plani është këtë vit të përgatiten elaborate për gazifikimin e modeleve të autobusëve, që më së shpeshti përdoren në biznesin privat, e pastaj edhe një herë t’u ofrohet të marrin pjesë në përpjekjet për të zvogëlimin e ndotjes, duke i reduktuar njëkohësisht edhe shpenzimet e përditshme të punës”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button