Real Madridi ka nënshkruar me mesfushorin Brahim Diaz

Mesfushori spanjoll i cili luante me anglezët e Manchester City, Brahim Diaz, ka bërë një transferim te Reali i Madridit, duke nënshkruar një kontratë e cila e lidh me spanjollët për gjashtë vjet e gjysmë, më saktësisht deri në qershor të vitit 2025, raporton Anadolu Agency (AA).

Diaz, 19 vjeç, u bashkua me Manchester Cityn duke kaluar nga Malaga kur ishte 14 vjeç, ndërsa këtë sezon ka regjistruar katër paraqitje për “Qytetarët”.

Real Madridi po kalon në një formë jo të mirë këtë sezon, për çka mbrëmë pësoi në fushë të vet nga Real Sociedadi me shifrat 0:2, dhe aktualisht mban vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 30 pikë, 10 më pak se Barcelona e cila mbrëmë mundi Getafen me shifrat 2-1.

Sipas mediave britanike, Real Madridi i ka paguar Manchester Cityt 15 milionë sterlina për të transferuar mesfushorin spanjoll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button