Kroacia: Nuk ka pajtim me Serbinë pa pranim të së vërtetës

Plenkoviq ka deklaruar gjatë një pritjeje për Krishtlindjet ortodokse në Zagreb se e vërteta është çelës për pajtimin në Kroaci dhe se ajo ka të bëjë me faktin se Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit serbomadh të Milosheviqit, raportojnë mediet kroate, shkruan Koha Ditore.

Kryeministri kroat ka theksuar se është me rëndësi të bëhen hapa drejt përballjes me të kaluarën.

“Jemi duke punuar në integrimin e pakicës serbe në Kroaci”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se procesi i riintegrimit paqësor paraqet një prej trashëgimive më të mëdha të kryetarit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman.

Ai ka vlerësuar se pjesëtarët e pakicës serbe në Kroaci janë të vetëdijshëm për të gjitha rrethanat dhe se ata janë duke e dhënë kontributin e tyre për një Kroaci bashkëkohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button