Vazhdon mbyllja e Qeverisë në SHBA

As më 6 janar nuk është arritur ndonjë pikë kyçe në Uashington, teksa negociatorët kongresionalë dhe zyrtarët e administratës kanë bërë përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje, ashtu që t’i japin fund mbylljes së Qeverisë amerikane, shkruan REL.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar të kërkojë 5.6 miliardë dollarë për murin që do të ndante Shtetet e Bashkuara me Meksikën.

Presidenti amerikan e ka arsyetuar këtë projekt si ndalesë për imigrimin ilegal dhe trafikimin e drogës.

Demokratët, që kanë fituar Dhomën e Përfaqësuesve kundërshtojnë ashpër ndërtimin e murit, duke thënë se është metodë e pamoralshme për t’u përballur me imigrimin dhe çështjet e drogës.

Derisa mbyllja e Qeverisë ka hyrë në javën e tretë, udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se ajo synon të miratojë projektligje individuale për të hapur disa agjenci, duke nisur nga Departamenti i Thesarit.

Mirëpo pavarësisht miratimit të projektligjeve nga demokratët, ato patjetër duhet të miratohen edhe nga Senati i kontrolluar prej republikanëve.

Meqë pakënaqësitë për murin janë shpërfaqur edhe në mesin e disa republikanëve, Trump ka thënë se shpreson në zhvillimin e “bisedimeve serioze” më 7,8, dhe 9 janar, ndonëse ka treguar se nuk do të heqë dorë nga fondet për murin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button