Protesta e studentëve në Shqipëri, gozhduan dyert e Universiteteve (FOTO- VIDEO)

Informata të marra nga Top Channel.

12.30 – Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale teksa dallohen studentët duke gozhduar dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët”, shkruan Rama.

11.55 – Mësim dhe protestë; Në Elbasan studentët ndahen në dy grupe
Ndryshe nga sa ka ndodhur në Tiranë, apo Korçë, ku studentët kanë bojkotuar të gjithë mësimin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Elbasan. Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan sot ka rinisur mësimi.
Raportohet se pjesa më e madhe e studentëve u janë kthyer auditorëve, por ka pasur edhe një grup më të vogël studentësh, të cilët kanë bojkotuar auditorët.

11:03 – Studentët gozhdojnë dyert e Universiteteve 
Disa studentë kanë gozhduar dyert e Universiteteve, duke përcjellë edhe mesazhin se ato nuk do të hapen deri sa protesta të përfundojë.
Ky reagim, vjen sipas tyre pasi disa dekanë dhe rektorë kanë kërkuar të fillojë mësimi.

“Meqenëse disa dekanë dhe rektorë kanë kërkuar të fillojë mësimi, studentët po ja kthejnë përgjigjen në mënyrën e tyre”- shkruan Klajdi Bello një nga studentet protestues në rrjetet sociale.

10:59 Një protestë ndryshe
Në protestën studentore janë parë pankarata nga më të ndryshmet, por Arnin Sula, student i arkitekturës, ka zgjedhur një ide më origjinale që të protestojë për një tjetër arsye.

Ndryshe nga studentët, të cilët janë mbledhur para kryeministrisë, Arnini e quan ftesën e njerëzve që kanë zgjedhur të pine kafe, një protestë individuale.

E synimi i tij është sensibilizimi i shoqërisë shqiptare që të ngrihen për të drejtat e tyre

10:43 Protesta vijon, studentët grumbullohen para kryeministrisë
Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, studentët nuk janë rikthyer në auditore këtë të hënë, por në protesta, të cilën e ndërprenë për afro dhjetë ditë ne rastin e festave të fundvitit.

Prej orës 08:30 ata kanë protestuar për afro dy orë në fakultetet përkatëse, e më pas rreth orës 10:00 kanë filluar grumbullimin e tyre para Kryeministrisë.

Studentët kanë ftuar në protestë të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.

Protesta e studentëve – Shqipëri

Sa i përket paktit me universitetin, lançuar nga kryeministri, studentët nuk shprehen të kënaqur dhe thonë se nuk është zgjidhur asnjë prej kërkesave.

Protesta nuk do të ketë një afat, studentët shprehen se ajo do të përfundojë në momentin që kërkesat të marrin zgjidhje, po ashtu nuk përjashtojnë mundësi për përshkallëzim.

Organizatorët kanë vendosur të rikthehen me moton e re #PROSTUDENTO.

Protesta e studenteve

10:11 Auditoret mbeten bosh, vijon bojkoti i mësimit

Bojkot- protesta studentore

 

09:51: Protesta e studentëve, në Korçë bojkotohet mësimi

Studentët e Universitetit “Fan Noli” të Korçës, kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor.

Studentet e Fakultetit të Ekonomisë në qytetin juglindor, u grumbulluan tek korpusi universitar.

Studentët duket se janë të vendosur për të vijuar protestën, në forma të ndryshme, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

“Nuk do t’u kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. Ka përpjekje për të përçarë protestën dhe blerë studentët, por shumica e tyre janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha Universitetet”, shprehen disa prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button