VV: Bashkë me LDK-në marrim 56 ulëse në Kuvend – Kurti kryeministër

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka prezantuar në një konferencë për media rezultatet e anketës së realizuar në periudhën 11 – 18 dhjetor 2018 nga UBO Consulting. Sipas kësaj ankete, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin tani, Vetëvendosja do të merrte 22.6% të votave kurse LDK 27.1%

“Po të përkthehej në ulëse në parlament, i bie që LV dhe LDK do të merrnin bashkë 56 ulëse, në raport me 44 për subjektet e tjera politike. Kjo është me rëndësi që të shihet se sa është numri i atyre qytetarëve që përmes të deleguarve të tyre në parlament nuk e mbështesin mënyrën se si po udhëhiqet dialogu tani dhe nuk e mbështesin as ekipin negociator. Personat që e përbëjnë këtë ekip kanë më pak se nga 5 përqind”, ka thënë Bislimi.

Bislimi duke thënë se ata nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën u shpreh për ta si unitet rreth korrupsionit apo ‘Grupi i sfidës për kalimin e pragut zgjedhor’.

Ndërkaq, sipas anketës kandidati më i përshtatshëm për Kryeministër është Albin Kurti.

“Në këtë përgjigje është duke prirë në vazhdimësi që prej muajit mars. Rezultatet e anketës janë edhe përgjigja më e mirë për kryetarin e PDK-së Kadri Veselin i cili ka deklaruar se dy partitë më të mëdha po i frikohen zgjedhjeve. PDK-së mund t’i leverdisin zgjedhjet që ta ndalë rënien e saj meqë shënon rezultatin më të dobët që nga viti 2008. Votat që po humbin nga PDK, janë duke shkuar tek AAK-ja dhe NISMA dhe problemet e koalicionit po e shtyjnë Kadri Veselin të bëjnë deklarata të pamatura”, tha tutje.

Bislimi, tha se Kadri Veselit mund t’i njihet një kredit kur thotë se LV-së nuk i leverdisin zgjedhjet.

“Në fakt, LV është duke u rritur vazhdimisht dhe është në rrugë shumë të mirë për t’u bërë subjekti i parë politik. Por, LV nuk bën kalkulime për interesa vetanake dhe jemi shumë të interesuar që sa më parë të ndërpritet kjo keqqeverisje dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button