Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit: Me erë të fortë, reshje të mëdha dhe ashensorë me defekte (VIDEO)

Hapjen e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, përveç reshjeve të mëdha të borës, e kanë paraprirë edhe pengesa të tjera të cilat nxorrën në pah mangësitë e menaxhimit të kësaj qendre turistike. Nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nisjen e sezonit e vlerësuan si të dështuar dhe kërkuan dorëheqje të menaxhuesve, transmeton Portalb.mk.

Nga pamjet më poshtë, shihet se si nisi edhe një sezon turistik në Kodrën e Diellit: pa ashensorë skijimi 100% funksional në  “Teteks”, pa pista të definuara, pa shtresëzim të borës dhe në ditë dhe kushte jo të volitshme – sepse sot dhe nesër është festë shtetërore në Maqedoni, dhe shërbimet shtetërore nuk punojnë.

Gjithashtu, edhe ky sezon e priti Kodrën e Diellit pa ashensorin për ski me gjashtë ulëse, i cili është ende nuk është në funksion, por që premtohet gjatë kohë. Turistët u shprehën të revoltuar sepse përveç mosfunksionimit të ski-lifteve, ata është dashur edhe te ecin në këmbë nga disa kilometra, shkaku i mungesës së vendeve të parkimit.

Për këtë nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkuan dorëheqje të menaxhuesve të kësaj pike turistike, dhe të njëjtin i kanë quajtur “dështak”.

“ELEM TURS ju fton të skijoni në ditë me reshje bore dhe erë të fortë, kurse ditët me diell të njejtit po pushojnë.
Këtu, vetëm në Kodrën e Diellit mund të shihet metoda më e mirë e shkatërimit të një perle turistike, është një marrëveshje Qeveri – Komunë që gjithçka këtu të vdes. Dështaka, lironi ato vende menaxhimi, lironi ato vende ku i keni bërë si biznes tuajin familjarë. Turp, dështim, dorëzohuni!”, thonë nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Edhe përskaj dobësive në funksionim, Kodra e Diellit ende ka vizitorë, jo pse është e rregulluar apo se ka shumë investime, por thjeshtë sepse është pasuri natyrore shumë e vlefshme, të cilën ende nuk e kanë lënë të shkatërrohet plotësisht.

Çmimet e biletave per teleferikët janë 9.500 denarë bileta sezonale, bileti ditorë, 900 denarë, bileta gjysmë ditore  kushton 600 denarë. Risi nga ky vit është mundësia për shëtitje turistike me makinë për rregullimin e borës me çmim prej 6.500 denarë për orë.

LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)
LEXO: Kodra e Diellit shembull tipik i nacionalizmit dhe “federalizimit” maqedonas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button