Ministri serb, Daçiq: Dyshoj se këtë vit do të zgjidhet çështja e Kosovës

 Dyshoj se këtë vit do të përmbyllen negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se do të arrihet një marrëveshje për Kosovën, deklaroi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç sqaroi ai, qëllimi ka qenë që negociatat të përfundojnë deri në fundin e mandatit të përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në tremujorin e tretë të këtij viti, por pas gjithçka që ndodhi dhe bllokimit të negociatave, ai dyshon se një gjë e tillë është e mundur.

Kryediplomati serb thotë se tashmë është më se e sigurt se në të ardhmen Mogherini nuk do të jetë negociator.

“Ka më shumë arsye që bëjnë të vështirë përfundimin e negociatave deri në fund të vitit. Shqiptarët nuk heqin dorë nga këmbëngulja që ne të njohim pavarësinë”, tha Daçiq.

Kur bëhet fjalë për përmbylljen e negociatave në një vit në të cilin mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, dhe zgjidhet Komisioni i ri Evropian, Daçiq thekson se nuk mund të presim një dijalog të intensifikuar.

Megjithatë, ai është i mendimit se është një sukses i madh fakti që bisedimet janë rikthyer tek zgjidhjet thelbësore, jo vetëm tek çështjet teknike.

“Tani, të gjithë ata për të cilët pavarësia nuk diskutohej, hapin hapësirën, për siç thonë amerikanët, një zgjidhje relative që do të respektojë qëndrimet e të dy palëve”, thotë shefi i diplomacisë së Serbisë.

Daçiq shtoi se nuk është hequr dorë nga demarkacioni si një zgjidhje për Kosovën, por sipas tij kjo ide nuk është përpunuar.

“Është në tavolinë, por për këtë model nuk diskutohet. Ne nuk heqim dorë nga një ide që ka kompromisin”, tha Daçiq, i cili ka folur edhe për formatin e negociatave, duke thënë se nëse kërkohet që të përfshihet Amerika, Serbia do të kërkojë përfshirjen edhe të Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button