fbpx

Në moshën 91-vjeçare, ndërroi jetë Harold Braun

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Harold Braun, i cili shërbeu gjatë mandatit të presidentit Xhimi Karter, ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, kumtoi qendra analitike në të cilën punonte.

Me profesion ishte fizikan, Braun një pjesë të jetës së tij e kaloi duke zhvilluar dhe hulumtuar armë bërthamore, ndërsa më pas u angazhua për kontroll të atij lloji të armëve.

“Harold Braun i kuptonte, ndoshta më mirë se të gjithë sekretarët para tij, komplikimet teknologjike dhe rrezikun e jashtëzakonshëm të luftimit modern”, kumtoi qendra analitike.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni nga kanceri në pankreas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button