Dha dorëheqje shefi i stafit të Pentagonit, Kevin Sweeney

Shefi i stafit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Kevin Sweeney, ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).

Pentagoni konfirmoi se Sweeney braktisi këtë institucion, por në njoftim nuk zbuluan detajet e largimit të tij.

Sweeney si shef i kabinetit në Pentagon vitin e kaluar e emëroi sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis.

Duke braktisur një nga pozitat kyçe në Pentagon, Sweeney paralajmëroi kalimin në sektorin privat.

Sweeney është zyrtari i dytë i Pentagonit që ka braktisur këtë institucion pas dorëheqjes së paradokohshme të sekretarit Mattis.

Javën e kaluar, zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, po ashtu dha dorëheqjen kundër të cilës u ngrit procedurë disiplinore për shkak të akuzave për marrëdhënie të papërshtatshme me disa zyrtarë të caktuar të Pentagonit, për të kryer punë personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button