Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare të Kosovës

Pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare, sidomos në atë të Merdares po vazhdojnë edhe sot.

Mëngjesin e së dielës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare pritjet janë deri në 6 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova.

Përderisa, kolona të gjata janë krijuar edhe nëpër pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë, si te Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Mutivodë.

Këto kolona po vazhdojnë tash e sa ditë ku  mërgimtarët po ballafaqohen me pritje të gjata  në këto ditë të ftohta dimri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button