Kosovë, e braktisi shtëpinë për shkak të dhunës nga burri (Infografik)

Bukuria (emri i njohur për redaksinë) është viktimë e dhunës në familje. Bashkëshorti i saj e ka rrahur vazhdimisht, atë dhe tre fëmijët që i kishin së bashku, njofton REL.

Por, Bukuria bashkë me ta, tash e disa muaj po qëndron në njërën nga shtëpitë e sigurta në Kosovë. Ka arritur të ikë nga bashkëshorti i saj, i cili ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj dhe tre fëmijëve të tyre.

Ndonëse më shumë kohë ka kaluar te familja e saj, duke i ikur dhunës, megjithatë kushtet e vështira ekonomike e kanë shtyrë atë që të kërkojë ndihmë në njërën nga këto shtëpi të sigurta.

“Ka ushtruar dhunë vazhdimisht mbi mua. Më së shumti më ka rrahur me rrip. Edhe fëmijët i rrihte shumë. Ndonjëherë dilte nga shtëpia dhe nuk kthehej me ditë të tëra, pasi e donte jetën e natës dhe na linte pa ushqim në shtëpi. Unë detyrimisht shkoja te familja ime, për shkak se nuk punoj dhe nuk kisha para për të blerë ushqim. I kam fëmijët e vegjël dhe kishin nevojë si për gjëra ushqimore, po ashtu edhe për shumë gjëra të tjera”, tregon ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button