Nga sot, gratë në Arabinë Saudite do të njoftohen me mesazhe për divorce

Në Arabinë Saudite ka nisur të zbatohet një rregull i ri për gratë të cilat deri tani, janë divorcuar pa qenë ato fare në dijeni.

Nga sot, e diele, ato paraprakisht do të njoftohen me mesazhe nga gjykata se do të divorcohen. Në Arabinë Saudite, deri tani, burrat janë divorcuar nga gratë pa i njoftuar fare ato, e raportohet, se ato e kuptonin këtë pas një kohe të gjatë, transmeton Koha.net.

Avokatet thonë se ky rregull i ri, do t’i jap fund atyre që njihen si divorce të fshehta.

Gratë në Arabinë Saudite, vazhdojnë të jenë objekt nën kujdestarinë e meshkujve, ani pse vjet, u hoq ligji që ua ndalonte grave të vozisin.

Avokatja Samia al-Hindi, ka thënë se shumë gra kanë paraqitur ankesa në gjykatë se nuk kanë qenë fare në dijeni për divorce, e avokatja Nisreen al-Ghmandi, ka thënë se masa e re, u jep atyre të drejtën që të njoftohen paraprakisht.

Më poshtë, do të gjeni disa gjëra që mund t’i bëjnë gratë në Arabinë Saudite, pa kujdestari të burrit, babait, vëllait apo të birit.

Aplikimi për pasaporta

Udhëtimi jashtë vendit

Martesa

Hapja e një llogarie bankare

Nisja e ndonjë biznesi

Ndërhyrje kirurgjike

Dalja nga burgu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button