Kurti kërkon bashkim të Luginës me Kosovën, i do preshevarët në Ekipin Negociator

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar të respektohet qëndrimi i shqiptarëve të Luginës për t’iu bashkuar Kosovën. E ka përmendur referendumin e vitit 1992 ku shqiptarët e asaj pjese janë shprehur pro bashkëngjitjes me Kosovën. Kurti ka kërkuar edhe përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës në Ekipin Negociator të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata ai i ka bërë në takim me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Saihu dhe sekretarin e këtij Kuvendi, Avni Aliti.

Në takim është diskutuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe shqetësimet e tyre, tani para rifillimit të negociatave me Serbinë.

U tha se rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti.

“U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga këto tre komuna shqiptare nën Serbi në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të këtyre qytetarëve shqiptarë”

Kreu i VV-së, ndër të tjera ka kërkuar edhe respektimin e Referendumit të vitit 1992, përmes të cilit qytetarët e Luginës kërkuan bashkimin me Kosovën.

“Ne mbështesim, qëndrimin e Salihu që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pas parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve të Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992”, ka shkruar Kurti në Faceook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button